Abi Bank, me rastin e festave të fundvitit ka shpërndarë më shumë se 200 dhurata për fëmijët e shtruar në spitalin pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Përfaqësues të Abi Bank u mblodhën së bashku me stafin e qendrës spitalore duke organizuar një festë surprizë për fëmijët e shtruar në këtë pavion.
Emis Cerrava, përfaqësues i Abi Bank në fjalën e tij falenderoi të gjithë stafin e QSUT dhe Spitalit Pediatrik për punën e palodhur që kryejnë në shërbim të fëmijëve. Ai gjithashtu siguroi se Abi Bank do të jetë gjithnjë mbështetës dhe mik i përhershëm në këto lloj nismash.