Ora News - Në 2018 nis procesi akreditimit/ Manastirliu: Procesi, një garanci që i japim qytetarëve

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në të gjithë vendin janë vetëm 5 spitalet e akredituara përfshirë këtu ato publike dhe private. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se viti 2018 do të jetë viti kur do nisë dhe procesi i akreditimit dhe rankimimit të institucioneve shëndetsore duke e çuar shërbimin shëndetësor në një nivel të ri që ofron cilësi dhe garanci për qytetarët.

Manastirliu: Çdo shërbim që aksesohet nga qytetarët dhe ofrohet për pacientët, kudo në sistemin publik apo në sistemin jopublik do të kërkohet të plotësojë standartet dhe të akreditohet. Ne sot kemi në gjithë territorin e vendit rreth 54 spitale publike dhe jopublike, 450 qendra shëndetësore publike, 1900 pika ambulatore, 122 klinika private, 408 laboratorë privatë, 1416 klinika stomatologjike. Nga këto, kemi vetëm 5 spitale publike dhe jopublike të akredituara dhe një qendër shëndetësore të akredituar. Ndërsa kemi në proces akreditimi 48 qendra të tjera shëndetësore dhe 11 klinika jopublike.

Ministrja tha prerë se strukturat shëndetsore jo publike që nuk zbatojnë kriteret e vendosura do të ndëshkohen deri në mbyllje të aktivitetit.

Manastirliu: Përsa i përket strukturave shtetërore jopublike, të cilat nuk do të plotësojnë dot standartet bazë pas kalimit të këtij procesit, bazuar në ligjin për kujdesin spitalor në Republikën e Shqipërisë aktiviteti i tyre do pezullohet e më pas do mbyllet nëse nuk do plotësohen standartet e vendosura.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-2018-nis-procesi-akreditimit-manastirliu-procesi-nje-garanci-qe-i-japim-qytetareve

Free Traffic Exchange