Report TV - Protesta e opozitës, lirohen 6 personat e ndaluar

2018-05-10 9

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ?detyrim paraqitje? për protestuesit e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë, ditën e hënë.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke lënë të lirë 6 protestuesit, që u ndaluan për dhunën e ushtruar ndaj policisë, në tentativë për të çarë kordonin e policisë dhe për t?u futur në Kuvend, ku po zhvillohej seanca për zgjedhjen e kryeprokurores së re.
Janë lënë të lirë protestuesit: Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë; Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë); Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Free Traffic Exchange