Report TV - Ruçi kėrkon falje publike pėr incidentin në seancën e fundit parlamentare

2018-05-10 0

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkon ndjesë publikut dhe zgjedhësve për situatën kaotike dhe aspak normale të seancës së fundit parlamentare për këtë sesion, ku u zgjodh prokurorja e përgjithshme e përkohshme. Gjatë pritjes së fundvitit me gazetarët, Ruçi tha se këto shfaqje ishin të papranueshme.

"I kërkoj ndjesë publikut për seancën e fundit. Parlamenti ka qenë i polarizuar. Krahas këtij polarizimi kemi bërë edhe punë të mira: konsensusi për vettingun, pakicat fetare, rezoluta për dhunën në familje", u shpreh Ruçi.
Por cilat janë prioritetet e Kuvendit për vitin 2018? Kreu i Kuvendit saktësoi se vitin e ardhshëm do zgjidhen tre institucione të rëndësishme të reformës në drejtësi, KLGJ, KLP dhe Inspektorin e Lartë. Për të gjitha këto, kreu i Kuvendit kërkoi konsensus të gjerë politik dhe dialog e mirëkuptim mes palëve.

Free Traffic Exchange