http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës priti kete te enjte në një takim këngëtarin dhe kompozitorin e njohur italian, Riccardo Cocciante, dhe këngëtaren shqiptare Elhaida Dani, të cilët do të performojnë në Festivalin e 56 të Këngës. Kryebashkiaku falenderoi këngëtarin Cocciante për gjithçka ka bërë për Shqipërinë, por në mënyrë të veçantë për promovimin e artistëve shqiptarë. Në shenjë mirënjohjeje Veliaj i dhuroi çelësin e qytetit.
?Jam shumë i lumtur sot që kemi dy miq shumë të dashur për qytetin, të famshmin Riccardo Cocciante dhe të famshmen Elhaida Dani. Më vjen mirë sepse përfaqësojnë dy gjenerata të frymëzimit në Shqipëri. Gjenerata e Cocciante-s është gjenerata e prindërve tanë, të atyre prindërve që gjatë komunizmit jetonin ditët e vështira dhe në mënyrë ilegale gjenin frymëzim në këngë të bukura që hapnin një dritare për një botë të re, një botë të cilën e takuam vetëm pas viteve ?90. Jam i sigurt që çelësi i qytetit të Tiranës është një tribut edhe në emër të prindërve tanë dhe gjeneratës së tyre për atë që përfaqësonte Cocciante, Italia dhe bota e civilizuar në ato vite.?
I rikthyer në Tiranë pas 4 vitesh, këngëtari Cocciante u shpreh i surprizuar për transformimin që ka pësuar kryeqyteti.
?Ndihem si njëri prej jush. Falë këtij çelësi, tashmë ndihem si pjesë e këtij vendi dhe kjo më jep shumë kënaqësi. Faleminderit për miqësinë tuaj! Kam qenë këtu para katër vitesh dhe Tirana ka ndryshuar rrënjësisht, ka ndryshuar në sensin pozitiv. Dje ishim në një vend që ishte rinovuar totalisht, e mrekullueshme. Ju shpreh përgëzimet, sepse para disa vitesh kishte shumë punë për të bërë, iu vutë punës dhe dua të them se është një qytet që po rilind. Tirana po rilind, pikërisht nga problemet që ka pasur në të kaluarën dhe kjo duket qartë duke ecur nëpër qytet?, tha kompozitori italian.
Erjon Veliaj theksoi se falë edhe kontributit të Cocciantes, Shqipëria ka sot një këngëtare të talentuar dhe që përfaqëson gjeneratën e re.