Nga janari, nis akreditimi i spitaleve publike e private - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga janari i vitit 2018 do te nis akreditimi i te gjitha spitaleve publike dhe jopublike, qendrave shëndetësore, klinikave private e stomatologjike. Ky proces do te monitorohet nga ministria e shendetesise. Ministrja Manastirliu deklaroi se strukturat jopublike nëse nuk plotësojnë standardet e përcaktuara, do te mbyllen.



?Brenda vitit 2018 ne do të rankojmë (rendisim) sipas niveleve të akreditimit të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, që nga qendrat shëndetësore e deri të spitalet universitare për plotësimin e standardeve bazë, në shërbimin publik. Ndërsa përsa i takon strukturave shëndetësore jopublike, të cilat nuk i plotësojnë standardet bazë, bazuar në ligjin e kujdesit spitalor, aktiviteti i tyre do të pezullohet e më pas, do të mbyllet nëse nuk arrijnë të plotësojnë këto standarde. Në këtë mënyrë, ne do të kemi një lidhje të integruar ndërmjet programit të licensimit dhe akreditimit, ku të gjitha institucionet shëndetësore që përfshihen në procesin e akreditimit, do të duhet të kenë përmbushur 100% standardet bazë për t?u licencuar.?



Sipas ministres, ky program do te kaloje ne dy faza dhe qëllimi është përmirësimi i shërbimit ne sistemin shëndetësor.



?Vlerësimi i institucioneve shëndetësore për plotësimin e standardeve bazë dhe më pas, vlerësimi i standardeve optimale të të gjitha atyre institucioneve që i kanë plotësuar 100% standardet bazë në fazën e parë mbikëqyrëse. Duke filluar nga Janari 2018 tashmë me standardet e reja do të nisë procesi i akreditimit për të gjitha spitalet. Në përfundim të këtij vlerësimi, brenda vitit 2018, do të listojmë spitalet sipas standardeve që ato do të plotësojnë.?



Ne gjithë vendin janë 54 spitale publike e jopublike, 415 qendra shëndetësore, 122 klinika private dhe 1416 klinika stomatologjike. Deri tani vetëm 1 spital publik dhe 4 jopublike janë te akredituar.