Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shenjestroni korrupsionin në nivelet më të larta, hetoni politikanët e lidhur me krimin dhe vazhdoni deri në fund hetimet për ish-ministrin Saimir Tahiri. këto kanë qenë disa nga porositë që ambasadori amerikan Donald Lu, i ka përcjellë kryeprokurores Arta Marku në takimin e parë me të, pas emërimit të saj në detyrë. Lu ka kërkuar që drejtuesja e organit të akuzës, të ushtrojë detyrat e saj kushtetuese në mënyrë të pavarur dhe jo partiake duke ofruar për këtë edhe mbështetjen e SHBA.
Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu zhvilloi të enjten takimin e parë me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku që pas emërimit të kësaj të fundit në detyrë.
Në ora 10.00, diplomati amerikan i shoqëruar edhe nga zyrtarë të sektorit ligjor ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme ku është pritur nga drejtuesja e organit të akuzës.
Burime të sigurta që ishin në dijeni të bisedës mes dy zyrtarëve, thanë për ?Ora Neës? se ambasadori amerikan Donald Lu, i ka kërkuar Arta Markut të nxisë prokurorët që të shënjestrojnë korrupsionin në nivele të larta.
Lu ka kërkuar që Marku t?i ushtrojë detyrat e saj kushtetuese në mënyrë të pavarur dhe jo partiake duke u shprehur se prokuroria ka mbështetjen e SHBA në këtë drejtim. Po kështu ambasadori ka kërkuar që hetimet për ish-ministrin Saimir Tahiri të vazhdojnë der në fund.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasadori-lu-takim-me-prokuroren-e-perkohshme-arta-marku