Po zhvillohet mes debateve të forta mbledhja e Byrosë së Kuvendit, e cila po shqyrton kërkesën e PS për të përjashtuar 7 deputetë të opozitës, pas dhunës së ushtruar në seancën e fundit plenare, ku u zgjodh kryeprokurorja e re.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije për Report Tv se përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që mbledhja të jetë e hapur për mediat, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar kolegët e majtë, duke thënë se kanë frikë nga populli.
?Byroja politike e Rilindjes nuk pranon që mbledhja e Byrosë të bëhet e hapur nga mediat. Ata kanë frikë nga mediat?, mësohet të ketë thënë Vasili në mbledhje.
Byroja e Kuvendit po shqyrton kërkesën e Partisë Socialiste lidhur me