Këshilli Mbikqyres i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1.25%. Guvernatori Gent Sejko evidentoi se edhe normat e interesit të depozitës dhe kredisë nuk ndryshojnë duke mbetur ne vlerat 0.25% dhe 2.25 %.
?Duke u bazuar në këto konsiderata, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare vijon të mbetet i përshtatshëm.
Politika jonë monetare lehtësuese ka ulur kostot e financimit të sektorit privat, ka nxitur rritjen e kreditimit në lekë dhe ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve.
Në këtë mënyrë, ajo ka mbështetur zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe ka krijuar parakushtet për kthimin e inflacionit në objektiv,? shpjegoi Sejko.
?Tregjet financiare janë karakterizuar nga një ecuri relativisht e qetë gjatë dy muajve të fundit, me norma të ulëta interesi, me prime të kontrolluara rreziku dhe me një tendencë stabilizimi të kursit të këmbimit.