Procedimi i ngritur nga policia për prishje te qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të rendit, në protestën e ditës së hënë ndaj deputetëve të Partisë Demokratike dhe LSI, është cilësuar nga Grida Duma dhe Kejdi Mehmetaj si presion politik.
Në një intervistë për Klan Plus, të dy deputetet thonë se vet atyre nuk u është njoftuar asgjë nga organet kompetente, por në të njëjtën kohë janë të bindura se veprimet e tyre kanë qenë të drejta me qëllim mbrojtjen e Kushtetutës.
Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj, e cila u godit nga socialisti Arben Çela, do të ngrejë padi ndaj këtij të fundit. Procedim, Mehmetaj do të ngrejë edhe për ministrin Ditmir Bushati, pasi ky i fundit e ka ofenduar ate në sallën e seancave plenare.
Deputetët e opozitës komentojnë po ashtu edhe qëndrimin e ndërkombëtarve.