stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-77-sezoni-3/
Nxënësit e shkollës së mesme ?Thaskal Todri? në Elbasan denoncojnë në ?Stop?, se mësuesja e fizikës Rajmonda Stringa ju ul vlerësimin, me qëllim që t?ia marrë nxënësit në kurse private në shtëpinë e saj me 5 mijë lekë të vjetra ora. Në fakt kamera e ?Stop? filmoi tre grupe nxënësish, që hynin si ?ilegalët? në shtëpinë e mësuese Rajmondës dhe më pas sjellim një ora mësimi në kushte shtëpie?!!!
Nxënësja ka folur me kurriz, pasi do të penalizohet nëse do e marrin vesh kush është dhe në disa lëndë të tjera nuk ka shkuar në kurse dhe i kanë marrë ?shpirtin? në shkollë, i kanë ulur notën dhe është detyruar të paguajë 5 mijë lek për të marrë notën.
Gazetari: Pse i jeni drejtuar emisionit ?Stop? dhe çfarë doni të denonconi?
Nxënësja: Jam një nxënëse e shkollës ?Thaskal Todri? dhe dua të ankohem për kurset private që bëjnë drejtprëesha e shkollë dhe zysha e fizikës.
Gazetari: Si zhvillohen këto kurse? Ju ushtrohet një presion që ju të shkoni dhe të bëni kurse prirave dhe ku i bëjnë drejtoresha dhe zysha e fizikës këto kurse, në ambientet e shkollës apo në ambiente private?
Nxënësja: Presioni nuk ushtrohet drejtpërdrejt, por indirekt dhe kurset private behën nëpër shtëpitë e tyre.
Gazetari: Si ju detyrojnë që të shkoni në kurs?
Nxënësja: Na ulin notën nëpër provime dhe na thonë keni kursin nësë donin notën.
Gazetari: Sa paguani për këtë kurs dhe sa herë në javë e bëni?
Nxënësja: Ne paguajmë 5 mijë lek të vjetra dhe e bëjmë një herë në javë, por edhe kjo varet në varësi të provimeve që bëjmë.
Gazetari: Sa kohë ka që ju shkoni tek ky kurs, ose që jeni në dijeni që zhvillohen kurse të jashtëligjshme?
Nxënësja: Kurset kanë ekzistuar përpara se të nisja unë gjimnazin, por edhe tani që kam një vit e gjysmë që kam nisur, kam shkuar në kurs.
Gazetari i emisionit ? Stop? ka ndenjur nga mëngjesi në darkë tek shtëpia e mësues dhe ka parë sesi hynë një nga një nxënësit për të bërë kurs.
Kamera e fshehtë brenda orës së kursit:
Nxënësja 1? Ku e di unë e shkreta, që jemi mbrapa, zysha!
Nxënësja 2 ? Po zëre, se dhe unë ashtu si ty jam.
Nënësja 3 ? O zysh, kur merren notat?
Zysha ? Qysh, kur merren notat?
Nxënësja2 ? Të gjitha notat?
Zysha ? Po, ka kohë.
Nxënësja ? Që të mos iki në shtëpi d.m.th?
Nxënësja 2- A e kupton, o zysh. që unë fizikë 8 , gjeografi 5?!
Zysha ? Ça thu mi?
Nxënësja 2 ? Eh, kështu është jeta!
Zysha ? Po, ti do shkosh në juridik, pastaj.
Nxënësja 1 ? Goca për juridik me gjeografi 6.
Nxënësja 4 ? Kush e ka këtë?
Nxënësja ? Unë.
Nxënësja 4 ? Jam bërë içik, kështu.
Zysha ? Mos ki turp! S?ka problem.
Nxënësja 3 ? O zysh, po e jotja është.
Zysha? Sa mirë, e kishte marrë kjo Olta ?
Zysha ? 5 të parat, nga një fjali do thoni, do shkruani. Po i pate mësuar, një minutë harxhon, nukharxhon ma shumë. Po nuk pate mësu...