Socialistët e kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre drejtuar kryetarit teë Kuvendit për tu ndërmarrë masa disiplinore ndaj 7 deputeteve të opozitës për dhunën verbale e fizike të ushtruar ndaj kryeministrit, anëtareve të kabinetit qeveritar dhe punonjëseve te gardës gjatë seancës se të hënën ku u votua Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme.
Në shkresën e firmosur nga 7 te zgjedhur socialistë bazuar në rregulloren e Kuvendit i kërkohet Gramoz Ruçit që për Monika Kryemadhin, Keidi Mehmetajn, Endrit Braimllarin nga grupi i LSI, si dhe për Flamur Noken, Ervin Salijanjin, Bardh Spahian e Endri Hasën nga radhët e demokratëve të merret masa e përjashtimit nga pjesëmarrja në komisione e në seancën plenare për 10 ditë.
Në dokumentin e siguruar nga TV Klan renditen të gjitha shkeljet e kryera nga 7 deputetët opozitarë, ku me të rëndat duket te ato te kryetares së LSI Monika Kryemadhi, e cila siç duket edhe nga këto pamje ka goditur me këpucë në drejtimit te kabinetit qeveritar, si dhe me shishe plastike apo me tufën e dokumenteve parlamentare. Po ashtu kryemadhi akuzohet nga koleget e saj socialistë, ish-aleate vetëm 4 muaj më parë se ka sulmuar fizikisht Ulsi Manjen si dhe iu ka marrë me forcë kartat personale deputetëve Ervin Bushati, Ermonela Felaj, Musa Ulqini dhe Ulsi Manjës.