Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trupa e Shërbimit diplomatik shqiptar do të verifikohet për lidhje me ish- Sigurimin e Shtetit të regjimit komunist. Gentiana Sula, drejtore e e autoritettit për informim konfirmoi nga Shkodra nisjen e skanimit të të shkuarës së diplomatëve shqiptar. Ky verifikim ishte kërkesë e vetë Ministrisë së Jashtme. Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit ka ngjallur interes të lartë pasi Shqipëria krimet e komunizmit në 45 vjet ishin të shumta.
E gjithë trupa e shërbimit diplomatik shqiptar po kalon në sitën e autoritettit për informim mbi dokumentet e ish sigurimit të shtetit. Drejtorja e institucionit, Gentiana Sula, konfirmoi nga Shkodra nisjen e procesit të skanimit të të shkuarës së diplomatëve me kërkesë të Ministrisë së Jashtme.
Gentiana Sula: Komplet shërbimi i jashtëm diplomatik dje ka sjellë kërkesën dhe ne e kemi legjitimuar përmes të cilës kërkon të verifikojë të gjithë figurat e shërbimit diplomatik në Ministri dhe shërbimet diplomatike. Është një hap për tu përshëndetur, është një distancim moral i një shërbimi shumë të rëndësishëm, askush nuk mund të jetë me hije dyshimi në këtë shërbim të përfaqësimit kombëtar kudo në botë.
Shqipëria numëron rreth 120 mijë bashkëpunëtorë të sigurimit përgjatë 45 viteve komunizëm, por Sula thotë se jo të gjithë janë reale.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dosjet-e-sigurimit-te-shtetit-nis-verifikimi-i-te-shkuares-se-trupes-diplomatike