Report TV - Klosi: Makinat e vjetra, një nga ndotësit më të mëdhenj

2018-05-10 0

Nga janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të ashpërsojë masat për të nxjerrë nga qarkullimi makinat e vjetra, të cilat konsiderohen si një ndër ndotëset më të mëdha në mjedis. Në një intervistë për Report Tv, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se makinat e pragu për importin do të jenë mjetet Euro 4, ose thënë ndryshe, makinat e prodhuara në 2005.

?E ndjen këtë nga lëvizja e makinave që janë jashtë parametrave europianë të ajrit, e ndjejmë këtë nga makinat që janë drejt fundit të jetës dhe demolohen në mënyrë të parregullt në gjithë Shqipërinë. Vijmë tek pikat e skrapit që vazhdojnë fatkeqësisht në qendrat e qyteteve të punojnë kudo?, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Qeveria pritet të kalojë një paketë të re masash lehtësuese për të nxitur blerjen e automjeteve të reja.