Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për procesin e votimit të Kryeprokurores. Në një takim 60 minutësh me ambasadorin amerikan Donald Lu, Basha është shprehur se PD kundërshton prerë zgjedhjen antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm . Basha i ka shprehur Ambasadorit amerikan se interesat e shqiptarëve dhe të SHBA shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit. Në të njëtën linjë ishte dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila i ka shprehur Ambasadorit Lu, shqetësimin që sipas saj Kushtetuta dhe shteti i së drejtës janë në rrezik.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë mbajtur qëndrim të prerë për procesin e votimit të Kryeprokurores së përkohshme edhe gjatë dy takimeve të ndara që dy kryetarët e këtyre forcave politike zhvilluan me ambasadorin amerikan Donald Lu.
Lulzim Basha, në takimin që ka zgjatur pak më shumë sesa një orë i ka theksuar Ambasadorit amerikan se interesat e shqiptarëve dhe të SHBA shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit.
Basha: Mos krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga parlamenti, zgjedhja e një prokurori të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë, zgjedhja e prokurores pa kaluar vetingun, janë puç antikushtetues i cili ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-nuk-lekundet-nga-qendrimi-kryeprokurorin-edhe-pas-takimit-me-lu