Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emocionet janë shtuar ndërkohë që dhe pak orë na ndajnë nga nata e parë e Festivalit të 56 të RTSH. Zëdhënësja e Festivalit, Kozeta Kurti, në një intervistë për Ora News sjell detaje rreth natës e parë. Ajo ka konfirmuar mbërritjen në Shqipëri të kantautorit të njohur italian, Riccardo Cocciante, i cili pritet të ngjitet në skenën shqiptare për të performuar hitin e tij me famë botërore Margerita.
Edhe pak orë na ndajnë ndajnë nga edicioni i 56 i këngës në RTSH, e cila është dhe ngjarja më e madhe e vitit për muzikën shqiptare.
Zëdhënësja e këtij Festivali, Kozeta Kurti në një intervistë për Ora News sjell detaje rreth natës e parë duke konfirmuar dhe mbërritjen në Shqipëri të kantautorit të njohur italian, Riccardo Cocciante, i cili do të ngjitet për të performuar në skenën shqiptare.
Kurti: Pak pas orës 13:00 ka mbërritur në aeroportin 'Nënë Tereza' Riccardo Cocciante së bashku me bashkëshorten e tij dhe me stafin më të ngushtë për t'iu nënshtruar disa takimeve me miq dhe drejtues të Festivalit dhe më pas me provat e pasdites për përformancën që ai do të ketë nesër mbrëma. Sikur është bërë me dije ai do të këndojë një nga hitet botërore sikundër është Margerita dhe do të jetë pastaj në një duet të jashtëzakonshëm me Elhaida Danin. Paraditen e nesërme do të nderohet me Çelësin e Tiranës nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/festivali-i-56-i-rtsh-kantautori-riccardo-cocciante-mberrin-ne-shqiperi