Ora News - Basha, Lu-së: PD kundër zgjedhjes së Prokurores së Përkohshme, ishte antikushtetuese

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka mbajtur të njëtin qëndrim për procesin e votimit të Kryeprokurores së përkohshme edhe gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Në takimin që ka zgjatur pak më shumë sesa një orë kreu demokrat i përcolli Ambasadorit amerikan kundërshtimin e prerë të Partisë Demokratike për zgjedhjen antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Basha: Mos krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga parlamenti, zgjedhja e një prokurori të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë, zgjedhja e prokurores pa kaluar vetingun, janë puç antikushtetues i cili ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin.

Kryetari Basha ka theksuar se interesat e shqiptarëve dhe të SHBA shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarëve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre.

Basha: PD ka qëndrim të pandryshueshëm për të bërë të gjitha përpjekjet që vendi t?i rikthehet kushtetueshmërisë dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Saimir Tahiri tek Vangjush Dako, të përfundojnë para drejtësisë. Asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadori-i-shba-se-donald-lu-ne-seline-pd-po-takon-bashen

Free Traffic Exchange