Siguria e informacionit të klasifikuar - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse prej kohësh siguria informacioneve e kryesisht online vijon të jetë një problem i shprehur edhe nga ndërkombëtarët, Shqipëria ka ende ligje të vjetra për sa i përket mbrojtjes së tyre. Në rastin e informacioneve të klasifikuara, që lidhen me sigurinë kombëtare është në fuqi ligji i vitit 2006. Deklarata u bë nga kryetarja e komisionit të sigurisë.



?Bëhen prokurime sekrete apo të klasifikuara që nuk duhet të bëhen publike, por në fakt nuk ka një ligj të kësaj natyre që DSIK të luante rolin e saj.?



Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka rolin bazë në ruajtjen e te dhënave.



?DSIK duhet të sigurojë edhe informacionet që do të përdoren për gjykimin e pastërtisë së figurës së një gjyqtari apo prokurori për lidhjet shoqërore të tij.?



Shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën në Tiranë, ku diskutuan sfidat dhe bashkëpunimin për sa i përket sigurisë së informacioneve të klasifikuara. Një tjetër temë e diskutimeve ishte dhe e ardhmja online e të tilla informacioneve, si dhe ndryshimi i kuadrit ligjor për klasifikimin.