Rama-Zaev, deklaratë të përbashkët - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e dy qeverive, pak ditë më parë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, u finalizua me një deklaratë të përbashkët të kryeministrave Edi Rama e Zoran Zaev. Ajo që bie në sy është se qeveritë i japin prioritet zhvillimit të ekonomisë, duke nisur nga modernizimi i infrastrukturën rrugore për zgjatjen e Rrugës së Arbrit nga Bllata në Shkup. Theksi është vendosur edhe tek modernizimi i infrastrukturës hekurudhore dhe energjetike, që realizojnë pjesët përkatëse të Korridorit 8. Rama e Zaev ranë dakord për lëvizjen e lirë të mallrave midis dy vendeve duke eliminuar barrierat.



?Palët do punojnë për të zgjeruar lidhjen midis Shqipërisë dhe Maqedonisë duke zhvilluar dhe modernizuar infrastrukturën e tyre rrugore, hekurudhore dhe energjetike. Në këtë kuadër, palët angazhohen të realizojnë pjesët përkatëse të Korridorit 8, sipas përcaktimit fillestar ndërmjet korridoreve të transportit Pan-Evropian Kretë 10 (segmenti Durrës-Elbasan-Shkup). Palët bien gjithashtu dakord për zgjatjen e Rrugës së Arbrit nga Bllata në Shkup, pasi të jetë mobilizuar mbështetja e duhur për studimet e nevojshme të fizibilitetit. Ato angazhohen në lidhje me dy proceset për ezauruar të gjitha mundësitë për sigurimin e fondeve, përfshirë përmes Procesit të Berlinit dhe fondeve të BE-së.?



Qeveritë u dakordesuan për zbatimin e plotë të marrëveshjes se Ohrit, si një kontribut për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ku Rama premton se Shqipëria do vijojë të ofrojë mbështetjen e saj. Rama e Zaev vendosen ngritjen e një platforme te përbashkët me qëllim fuqizimin e dy vendeve në nivel diplomatik.



?Dy qeveritë angazhohen në ngritjen e një platformë të fuqizuar bashkëpunimi në nivel diplomatik përmes dialogut politik të vazhdueshëm dhe konstruktiv, shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës dhe bashkërendimit të qëndrimeve, për çështje me interes të ndërsjellë. Për këtë qëllim, së shpejti do të hyjë në fuqi një Plan Veprimi për Bashkëpunim të Zgjeruar ndërmjet Ministrive përkatëse të Punëve të Jashtme.?



Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë drejtuan për herë të parë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ku u nënshkruan disa marrëveshje e memorandume te rëndësishme.

Free Traffic Exchange