Ora News - Greqi, në furnalta digjet droga, edhe ajo e ardhur nga Shqipëria

2018-05-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia greke ka asgjesuar pjesë nga sasitë e drogës së konfiskuar gjatë këtij viti.

Në një nga furrnaltat e zonës së Beotisë, u dogjën 25 kilogramë heroinë, 27 kg kokainë, 300 kilogramë kanabis dhe 1,200 fidanë kanabisi.

Në këtë aksion ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i policisë greke, gjeneral leitnant Konstandinos Tsuvalas, që e cilësoi 2017-n si një vit mjaft të suksesshëm në luftimin e trafikut të drogës. Ai shtoi se se 2018- a do të shpallet si ?viti kundër drogës?.

Gjatë 2017-s u sekuestruan gjithsej 16 tonë kanabis, shumica e të cilave kishin hyrë nga Shqipëria, 302 kg heroinë, 220 kg kokainë dhe 50.000 pilula narkotike. Policia trajtoi 12.000 çështje që lidheshin me drogën. U proceduan 17.000 persona, nga të cilët 12.000 u arrestuan.

Drejtori i përgjithshëm i policisë greke tha se gjatë vitit të ardhshëm, do të operohet në dy akse: në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në sensibilizimin e shoqërisë, për të patur rezultate edhe më të mira në luftën kundër trafikut të drogës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/greqia-sekuestroi-kete-vit-16-tone-kanabis-shumica-nga-shqiperia