Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shqiptar 32 vjeçar rezident prej vitesh në komunën La Spezia në Itali, është arrestuar me akuzën e trafikut të marijuanës.
Në zotërim të tij, forcat italiane të rendit kanë sekuestruar 106 kg marijuanë me vlerë përfitimi në treg për 2 milionë euro.
Shqiptari me inicialet R.B u ndalua nga Policia, në daljen jugore të autostradës së Modenas, ndërsa udhëtonte me një furgon tip Fiat Ducati.
Furgoni ishte i modifikuar enkas për fshehjen e drogës, e në pjesën e poshtme të rimorkios e komanduar me një levë elektronike janë gjetur disa thasë me marijuanë me një peshë prej 106 kg. Vlera e përfitimit e shitjes së saj në treg sipas policisë italiane përllogaritet të jetë rreth 2 milionë euro.
Ndaj shqiptarit R.B 32 vjec është lëshuar urdhëri i arrestit me burg e aktualisht ndodhet në qëndrën e vuajtjes së dënimit Sant'Anna të Modenas në pritje të procesit gjyqësor.
Policia Italiane ka nisur hetimet për të zbardhur prejardhjen e destinacionin final të kësaj sasie droge.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/itali-arrestohet-shqiptari-me-2-milione-euro-marijuane