Klosi: Arritëm të ndalonim mbetjet e ngurta, do vazhdojmë me mbetjet e tjera

2018-05-10 1

Konventa e Barcelonës ka vendosur t?i akordojë Shqipërisë 6 milionë euro për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme.

Lajmi u dha nga Ministri i Mjedisit Blendi Klosi gjatë hapjes së konferencës ?Konventa për mbrojtjen e mjedisit detar dhe zonës bregdetare të rajonit të Mesdheut? që po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Shqipëria do të kryesore Presidencën e Konventës së Barcelonës për 2 vitet e ardhshme.

?Rajoni jonë është një rajon i cili kalon 40% të importit botëror të mallrave, prandaj jam shumë i lumtur të pranoj këtu se projekti i paraqitur për të trajtuar në mënyrë ekskluzive, i cili ka dhe vendimin e byrosë së konventës për të dedikuar këto 45 milionë euro nga të cilat Shqipëria është përfituese e 6 milionë euro për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme.
Është një provë e madhe se të gjithë së bashku mund të realizojmë projekte që mund të realizohen në vendin tonë dhe rajonin tonë një mjedis më të pastër dhe një mjedis më të qëndrueshëm,?tha Blendi Klosi.