Një projekt i Bashkisë së Tiranës parashikon rehabilitimin e Kishës 237-vjeçare të Shën Prokopit. Ndërkohë në Parkun e Liqenit të Tiranës vijon aksioni i mbledhjes së pemëve.
Kisha e Shën Prokopit në Parkun e Liqenit të Tiranës, e ndërtuar në vitin 1780, do të rikonstruktohet. Lajmin e mirë për besimtarët në këtë prag Krishtlindjesh e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu bashkua aksionit për mbjelljen edhe të 100 pemëve të tjera në park.
?Kemi marrë një vendim për ta rikthyer kishën siç ka qenë, për t?u siguruar që jo vetëm komunitetet e besimit, por edhe Liqeni që është ndërtuar rreth kishës së Shën Prokopit, të kthehet në identitet të plotë,? tha Veliaj.
Bashkë me kompleksin e Amfiteatrit, rregullimin e Varrezave të Ushtarëve, fushat e reja sportive multifunksionale dhe rrugicat e reja ?1000 selvitë?, them që kemi krijuar një xhevahir të vogël në Tiranë,? tregoj Veliaj.