Report Tv zbardh shkresën e Avokatit tė Popullit për Kuvendin

2018-05-10 3

Tre anëtarët e Shoqërisë Civile në garë për t'u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ditën e mërkurë do t'i nënshtrohen dëgjesës publike pranë institucionit të Avokatit të Popullit. Report Tv ka siguruar shkresën e komisionit të Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit ku më 18 dhjetor 2017 janë përzgjedhur pas filtrit tre anëtarë mes tyre Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha.
Reprot Tv bëri publik këta tre emra ditë më parë ndërsa tashmë pas zyrtarizimit emrat e tyre i janë përcjell zyrtarisht dhe Parlamentit. Në faksimilen e siguruar nga Report Tv, shkruhet se më 19 dhjetor 2017 Sekretari i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit njofton Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit Genci Gjoncaj për seancën dëgjimore që do të mbahet me këta kandidat.

Këshilli i lartë i prokurorisë është hallka e fundit e paplotësuar nga institucionet e reja të drejtësisë, ku më pas do ti hapet rruga vettingut dhe ngritjes së institucioneve si byroja kombëtare e hetimit apo gjykata speciale antikorrupsion njohur si SPAK. Mos ngritja e KLP-së u bë pjesë e debatit publik dhe politik dhe në mbarimin e mandatit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pasi KLP nëse do të ishte ngritur do kish propozuar emrat për kryeprokurorin e ri.

Free Traffic Exchange