Report TV - A kishit një plan për tu futur në Kuvend? Ja si përgjigjet Salianji

2018-05-10 0

I ftuar në 45 minuta nga Denis Minga, deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar protestën e djeshme të opozitës në Kuvend dhe jashtë tij, për të kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurores Arta Marku me votat e maxhorancës. Edhe pse protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e policisë përpara Kuvendit, Salianji mohon të ketë pasur një skenar për futjen e protestuesve në sallën e Kuvendit.

"Jo. Nëse do kishim një plan të tillë, s'do na ndalonin 300 policë. Protestuesve u kemi thënë se salla e Parlamentit është e juaja. Bëmë thirrje për protestë si në çdo vend të botës. Sepse ai po emëronte veten Kryeprokuror. Kryeprokurori në çdo vend normal demokratik, kryesisht për akuzat e korrupsionit heton maxhorancën dhe qeverinë. Unë s'kam ndenjur asnjë ditë në aktivitet në pushtet, çfarë do më hetojë mua?", tha Salianji.

Z.Salianji, ishit te Drejtoria e Policisë, u morët në pyetje?
NUk jam marrë në pyetje, sepse kjo nuk ndodh, por ishim te drejtoria e policisë së Tiranës për lirimin e gjashtë protestuesve, ka pasur një procedim që ata e quajnë arrest në flagrancë se kanë protestuar. Habilajt që kanë kryer aktivitet të paligjshëm, kanë kriminalizuar shtetin, kanë kryer trafik droge, kanë bashkëpunuar me Tahirin dhe nuk kanë bërë asnjë ditë burg në Shqipëri. Qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore, arrestohen. Policia e Shtetit ka pasur denoncime të shumta nga PD. Unë jam rasti sesi kam hyrë në parcelën e fshatit të ish-ministrit dhe policia nuk më ka pyetur asnjëherë. Nëse themi nëse Prokuroria ka pasur punë që shkëlqen apo jo, këtë nuk di ta them.