Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Tiranës ka proceduar në gjendje të lira 10 deputetë për prishje të rendit publik dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës së djeshme, mes tyre edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
Ndërkohë janë arrestuar 6 persona dhe procedohen 2 të tjerë në gjendje të lirë për veprime të dhunshme në protestë ndaj Policisë së Shtetit. Ndërsa një person tjetër është proceduar për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme.
Deputetët e proceduar janë:
1-Monika Kryemadhi
2-Ervin Salianji
3-Flamur Noka
4-Genti Strazimiri
5-Kejdi Mehmetaj
6-Florida Kërpaçi
7-Klevis Balliu
8-Grida Duma
9-Edi Paloka
10-Endrit Brahimllari
Ndërkohë për Eno Bozdon ka nisur procedimi penal "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme"
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-procedohen-10-deputete-arrestohen-6-persona