Deputetja e LSI, Klajda Gjosha, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj grave dhe vajzave, që sipas saj, u ushtrua një ditë më parë në Kuvend dhe jashtë tij. Gjosha tha në një dalje për media se LSI dënon dhunë e ushtruar ndaj deputetes Kejdi Mehmetaj, si dhe tërheqjen me forcë që ju bë deputetes më të re në Kuvendin e Shqipërisë, Floida Kërpaçi.
Sipas saj, kjo tregon marrjen peng të Reformës në Drejtësi, asaj reforme tek e cila besuan të gjithë qytetarët shqiptarë. Më tej, ai ka kërkuar që Rezoluta kundër dhunës ndaj grave e vajzave të mos mbetet vetëm në letër, por të fillojë të zbatohet.
"Dëshiroj të falenderoj sot ato mijëra qytetarë shqiptarë nga e gjithë vendi që dje qëndruan në krye të një proteste të jashtëzakonshme dhe kryesisht dua të falenderoj ato gra dhe vajza që treguan një vendosmëri të madhe përballë një partie shtet dhe dua të them sot se realisht pa ata qytetarë shqiptar opozita shqiptare do ta kishte realisht shumë të vështirë të qëndronte e fortë brenda Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu mbështesim plotësisht të gjitha deklaratat e bëra nga përfaqësitë e huaja diplomatike në vend, të cilat dënojnë dhunën e ushtruar në Kuvendin e Shqipërisë.