“Të mos humbim kohë me KLP” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur mazhoranca e opozita u përplasën mbi ligjshmërinë e votimit të prokurores së përgjithshme të përkohshme, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, vuri theksin tek ngritjet e institucioneve për funksionimin e sistemit të drejtësisë. Në prani edhe të kryeprokurores së re, Ruçi tha se është përgjegjësi e Kuvendit të ngre sa më parë Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë.



Deklaratën kreu i kuvendit e bëri gjatë takimit të parë te mekanizimit për Monitorimin të Ndjekjes dhe Zbatimit të Rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura. Sipas kryeparlamentarit Ruci, Kuvendi ka një rol të rëndësishëm në kontrollin mbi ekzekutivin dhe bashkëpunimin me këto institucione.