Opinion - Perleshja ne Parlament, c'do te ndodhe? (18 dhjetor 2017)

2018-05-10 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN;
Të ftuar: Preç Zogaj, Ylli Manjani, Iris Luarasi, Lorenc Vangjeli; Lidhje direkte me: Floida Kërpaçi dhe Monika Kryemadhi

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën ka deklaruar se ndërprerja e fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, njëkohësisht një nga deputetët më të vjetër, është një puç i fjalës së lirë. Manjani tha nëse Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, do të bëjë detyrën e saj, ajo duhet ta fillojë me arrestimin e personit që ka dhënë urdhërin për të ndaluar një deputet të mbajë fjalën e tij.

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Florida Kërpaci, të hënën në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ?Opinion?, ka treguar për mënyrën se si u dhunua nga Policia e Shtetit. Kërpaci tha se ishte një moment ku u drejtua drejt Kuvendit, ndërsa përpara kishte një zonjë të shtrirë pa ndjenja dhe shkoi për ta ndihmuar. Ajo tregoi se efektivëve të policisë u tha se ishte deputete e Kuvendit, por dhuna e tyre ishte krejtësisht e pajustifikuar, ndërsa nga ai moment e në vazhdim nuk ishte në dijeni të asaj se çfarë ndodhi. Deputetja e LSI-së, theksoi se ishin efektivët e policisë ata që ushtruan dhunë ndaj saj dhe e lanë pa ndjenja. Më tej, Kërpaci bëri me dije se e denoncoi atë akt të shëmtuar, ndërsa tha se do të kryejë edhe një kallëzim penal ndaj tyre.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën përgjatë emisionit ?Opinion?, ka komentuar betimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme në Kuvend, Arta Marku, si të gabuar. Sipas tij, Marku në vend që të betohej mbi Kushtetutë, dorën e vendosi në mikrofon. Manjani theksoi se njeriu kur betohet, si procedurë duhet të betohet mbi Kushtetutë dhe jo për nderin e Gramozit apo të Edi Ramës. Pamjet e transmetuara nga Kuvendi i Shqipërisë tregon se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme nuk është betuar mbi Kushtetutë, por ndryshe nga sa kërkon ky moment; ajo ka qëndruar e çliruar, duke mbështetur duart mbi tavolinë ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi lexonte formulen.

Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin ?Opinion?, ka folur për ngjarjen e sotme në parlament. E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për mendimin e bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta në lidhje me shpërthimin e saj në parlament, ajo tha se Meta nuk ka çfarë të thotë pasi nuk është anëtar i LSI-së.
Fevziu: A ju pa sot në seancë Ilir Meta?
Kryemadhi: Çfarë të shohë Meta, ai është president nuk është anëtar i LSI-së, kur të jetë anëtar i LSI-së le të vijë të kontribuojë si i tillë.
Nga ana tjetër Kryemadhi a deklaruar se ende nuk është takuar me Metën për të biseduar për këtë çështje.