Dëbora vështirëson qarkullimin në vend - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin kanë sjellë probleme në shumë rruge. Në aksin Qafë Thanë ? Pogradec dhe Korçe-Dardhë trashësia arrin në 10 cm. Për të mbajtur të hapura rrugët nacionale të firmat kanë bërë kriposjen përfshi dhe ne segmentet ne drejtim te Dardhës,Voskopojës, Qafës se Zvezdes e Qafe-Qarrit. Me urdhër te prefektit Dhori Spirollari firmat nënkontraktore kane vënë në gatishmëri mjetet borëpastruese.



Në qarkun e Dibrës në disa akse rrugore rurale ka prezencë të borës dhe akullit.



Segmentet Ostren-Trebisht dhe Bulqize- Krastë janë te kalueshme vetëm me zinxhirë.



Ndërkohë policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes e të përdorin zinxhirët ku është e nevojshme. Ndërkohë edhe aksi Bogë ? Theth është i bllokuar.



E hëna solli reshje bore edhe në kryeqytet. Për pak minuta banoret e Tiranës iu gëzuan reshjeve të dëborës.

Free Traffic Exchange