Ora News - Ikën Llalla, nga sot në krye të Prokurorisë një Kryeprokurore e përkohshme

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas votimit dhe betimit mes tymueseve dhe përplasjeve fizike brenda dhe jashtë Kuvendit, Kryeprokurorja e Perkohshme, Arta Marku mori sot detyrën e lënë nga Adriatik Llalla të cilit i mbaroi mandati më 7 dhjetor.

Mëngjesin e sotëm, Kryeprokurorja Arta Marku u nis nga banesa e saj në Shkodër për të mbërritur në institucionin e Prokurorisë rreth orës 10:00. Ajo shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjoncaj.

Ora News solli pamjet e momentit kur Zonja Marku doli nga banesa e saj në lagjen "Isa Boletini" në Shkodër dhe u nis drejt Tiranës. Eskorta që mbronte deri dje Llallën tani është në dispozicion të kryeprokurores së përkohshme e cila do të drejtojë Prokurorinë deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri pas plotësimit të KLP-së.

Mësohet se pas dorëzimit të detyrës, zonja Marku ka mbajtur dhe një takim të shkurtër me stafin e prokurorisë për tu larguar më pas me makinë nga ky institucion. (Foto LSA)


Banimi ne Shkoder

Familja e Zonjës Marku banon në një apartament në lagjen Isa Boletini në Shkodër. Ajo ka dy vajza, një prej të cilave ka ardhur në jetë vetëm pak kohë më parë. Edhe ditën e djeshme menjëherë pas betimit në Kuvend ajo u nis drejt Shkodrës. Nuk dihet nëse familja Marku do të vazhdojë të jetojë në Shkodër apo do të transferohet në Tiranë pas marrjes së detyrës së re.

Arta Marku u zgjodh më 18 dhjetor 2017 si Kryeprokurore e Përkohshme me 69 vota pro , 2 kundër dhe 2 abstenim, mes protestave me tymuese dhe përplasje fizike të deputetëve të opozitës. Marku u zgjodh vetëm me votat e maxhorancës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryeprokurorja-e-perkohshme-merr-sot-detyren-nga-adriatik-llalla