Report TV - Mbulohet nga dëbora Peshkopia dhe Bulqiza trashësia arrin mbi 40 cm

2018-05-10 0

Moti i acartë ka përfshirë gjithë vendin, ku ngricat kanë depërtuar nëpër rrugë, duke sjellë shumë probleme. Temperaturat ekstreme kanë prekur edhe kryeqytetin, i cili është ?zgjuar? thuajse i ngrirë.

Segmenti Qafë Kashar-Rinas është bllokuar në të dy senset e lëvizjes, si pasojë e ngricave në rrugë, të cilat përbëjnë burim aksidenti.
Për shkak të bllokimit të këtij aksi, policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve në rrugën e vjetër Vorë-Rinas. Gjithashtu, prezencë akulli ka edhe në rrugën e Farkës, ndërsa duhet treguar kujdes dhe në rrugën e Dajtit.

Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në rrugë për të ndihmuar dhe orientuar qarkullimin deri sa të normalizohet situata. Gjithashtu, probleme nga moti me ngrica dhe dëborë janë shfaqur dhe në Llogara, ku trashësi e dëborës arrin në 10 centimetra. Rrugët në Llogara janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.