Vlore/ Kapet me 77 kg kanabis, momenti i arrestimit te 51-vjecarit

2018-05-10 0

Një 51-vjeçar është arrestuar në flagrancë në lagjen ?11 Janari? të Vlorës, në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, pasi u kap me 77 kilogramë kanabis.

Lënda narkotike e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brendësi të mjetit tip ?Opel?, i cili drejtohej nga Renato Agalliu.

Agalliu, banues në Fier, u arrestua ndërsa policia po punon për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./tvklan.al