Report TV - Interpoli ka shpallur në faqen zyrtare vetëm 39 objekte

2018-05-10 1

Plot 2400 objekte të trashëgimisë historike e kulturore janë vjedhur dhe janë trafikuar.
Shifra e pazakontë e objekteve të zhdukura është deklaruar nga Silva Breshani, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Pasurive Kulturore.

Silva Breshani sqaron se, ?janë 2400 objekte të humbura. Nuk kemi një numër të shtimit të objekteve të humbura të trafikuara, po punohet me institucionet ndërkombëtare, karabinierinë, interpolin?.

Më tej Breshani ka folur për krijimin e një grupi ekspertësh dhe për vështirësitë e gjetjes dhe zbulimit të këtyre objekteve.

?Ne kemi një listë që shumë shpejt do jetë në duart tuaja, katalogu kombëtarë i objekteve të deklaruara të humbura?.

Deklarata e drejtoreshës së Inventarizimit të Trashëgimisë është dhënë pak kohë para se të niste Seminari Kombëtar dyditor: ?Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të pasurisë kulturore?.

Free Traffic Exchange