Report TV - Manja: Arta Marku është e denjë për postin e prokurores

2018-05-10 0

Para se ti jap përgjigje pyetjes falënderoj prokurorët që u bën pjesë e asaj gare. Natyrysht që ne arritëm te emri i zonjës Marku. Unë nuk dua të merrem fare me këtë çështje pasi për këtë do të vendosi KLP. Unë mund të flas a është zonja Marku e denjë dhe me integritet për të mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Për mua po.

Të punosh për 15 vite në Prokurorinë e Shkodrës, në të cilën dihen problematika e shumta që ka, të jeni të bindur se janë prokurorë të fortë nga karakteri dhe me integritet. Pse ka bërë çudi zgjedhja e zonjës Marku në atë post? Sepse ne jemi mësuar që figurat e larta t? i gjejmë vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera ka prokurorë me integritet. Kam qenë eprori i saj në Prokurorinë e Shkodrës. Zonja Marku ka hetuar krimet nga më të rëndat në Prokurorinë e Shkodrës, si krimet kundër jetës si dhe ka qenë kryetarja e TASK- FORCËS anti- korrupsion.

Free Traffic Exchange