Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-s" />
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-s"/>

Ora News - "Vjedhja" e kartave të opozitës për votimin, Balla: I ktheva "borxhin" Monikës

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës mbi numrin e votave pro kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Në studion e Ora News ai u shprehur se maxhoranca u detyrua t'i zëvendësonte kartat e saj, me të opozitës, në kushtet kur materialet identifikuese të deputetëve të shumicës u grabitën sipas tij, nga Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Balla: Deputetja dhe kryetarja e LSI, Kryemadhi së bashku me disa deputetë të tjerë kanë vjedhur kartat e deputetëve Musa Ulqini, Ervin Bushati, Ulsi Manja, Alket Hysenit që është pjesa majtas. Ne jemi detyruar t'i zëvendësojmë kartat e atyre me katër karta të deputetëve të tjerë.

Në kushtet kur maxhoranca pati 69 vota pro, kur në Parlament ndodheshin 72 deputetë të PS-së, Balla tha se mangësia e dy votave mund të ketë ardhur si rrjedhojë e gabimeve që mund të jenë bërë përpara situatës që u krijua.

Balla: Për sa i përket aspektin procedural, jemi në rregull me Procedurën e Kuvendit sepse mjaftonin 36 vota. Në tym e sipër ndoshta mund të jenë dhënë gabim.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/vjedhja-e-kartave-te-opozites-votimin-balla-i-ktheva-borxhin-monikes