Report TV - Çelët ekspozita 'unë jam shqiptar', kushtuar diasporës

2018-05-10 0

Me rastin e ?Ditës Ndërkombëtare të Emigrimit?, u çel sot në Tiranë ekspozita ?Unë jam shqiptar?, kushtuar diasporës shqiptare. Ekspozita nisi me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës që shënoi valët e para të emigrimit të shqiptarëve, vijoi me ngulmimet arbëreshe në Italinë e Jugut dhe komunitetet e tjera në vende të ndryshme të botës.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kjo ekspozitë vjen si një mirënjohje ndaj të gjithë atyre shqiptarëve që, nisur nga shkaqe dhe periudha të ndryshme, kanë vendosur që jetën ta organizojnë në një vend tjetër, duke ruajtur traditat dhe zakonet shqiptare.
Ai vlerësoi se emigracioni është bërë pjesë e pandashme e kombit shqiptar, ndaj dhe theksoi se çdo shqiptar, pavarësisht kohës se kur i është dashur të largohet nga atdheu, është një vlerë dhe ambasador për vendin.

Free Traffic Exchange