Ora News - Sporti në shkollë, Federata Shqiptare marrëveshje me shtetet ballkanike

2018-05-10 15

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Federata e futbollit në shkolla ishte një nismë e adaptuar nga shumë vënde europiane dhe e organizuar në Shqipëri nga ish atleti dhe trajneri i mirënjohur Rauf Dimraj. Tashmë kjo federara ka nisur për rritjen dhe zhvillimin e kulturës sportive në shkollat 9 vjecare, teksa sot falë bashëpunimit me federatat homologe në ballkanin perëndimor, skuadrat e shkollave mund të zhvillojnë një kampionat të mirëfilltë ballkanik.

Presidenti i federatës së sportit shkollor në Serbi ish volejbollisti kampion i botës Zelkjo Tanaskoviç vlerësoi këtë bashkëpunim.

Zelkjo Tanaskoviç: ?Ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për fëmijët në rajonin e Ballkanit, dhe është dicka shumë e mirë që nxënësit të shkëmbejnë eksperiencat. T?i japim shancin fëmijëve të bëjnë sport, t?i mësojmë nxënësve vlerat e sportit?


Në të njëjtën linjë ishte edhe presidenti i Federatës Maqedonase të sportit shkollor Aleksandar Tufekcievski


Aleksandar Tufekcievski: ?Është një iniciativë shumë pozitive. Shpresojme që vendet tona të bashkohen nëpërmjet sportit. Koncepti i përgjithshem i këtij bashkëpunimi që sa më shumë të afrohemi dhe të injektojmë tek femijët deshirën për t?u aktivizuar me sport?

Ndërkohë që presidenti i nderit i Federatës Shqiptare të sportit shkollor Rauf Dimraj nuk evidentoi vetëm anët pozitive por edhe vështirësitë që po has kjo Federatë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sporti-ne-shkolle-federata-shqiptare-marreveshje-me-vendet-ballkanike