Kur diskutonin intelektualët/ Një shekull parlamentarizëm që nuk na ka ndryshuar

2018-05-10 0

Pas vrasjes së dy turistëve amerikanë në Mamurras në Prill të viti 1924, qeveria e Ahmet Zogut kishte shpallur gjendjen e jashtzakonshme në prefekturën e Durrësit. Në parlamentin e kohës zhvillohej ky debat mes anëtarëve të opozitës së drejtuar nga Fan Noli dhe anëtarëve të qeverisë.

Fan Noli: ?Pyeta Z. Kryeministër a është kryengritje dhe m?u përgjegjë se nuk është, pyeta a është luftë e brendshme edhe a është mobilizim i përgjithshëm apo kalamitet publik por zotëria e tij nuk m?u përgjegjë?.

LUIGJ GURAKUQI: ?Z. Kryetar, thashë dhe e përsëris edhe njiherë që ata që e dinë gjendjen e Prefekturës së Durrësit, e dinë shumë mirë se në qoftëse ka nji vend në prefekturën e Durrsit që ashtë ba foleja e hajdutëve e kaçakve, ku këta banojnë lirisht e qeveria nuk i ndjek, po përkundrazi vjen e u ndihmon edhe këta marrin pjesë në zgjedhje e në luftën elektorale ashtë vetëm Kruja, jo për dëshirë të vendit të Krujës, por se qeveria e ka lanë mbas doret atë nënprefekturë të shkretë?.

Myfit Libohova, ministër i Drejtësisë: Z. Gurakuqi, u siguroj se nëqoftëse bëhen gjëra të tilla, unë nuk do të hezitoj asnjë minutë po do t?jap dorëheqjen?.

FAN NOLI: ?Zoti kryetar! Qeverija nuk m?u përgjegj mbi pyetjen që i bëra?.

KRYETARI KUVENDIT: ?Po shkelni rregulloren se po flisni pa leje?.

FAN NOLI: ?Unë z. kryetar, kërkoj përgjegje nga qeveria?.

Kryetar i Kuvendit: ?Këto pyetje do t?u bënte kur bisedohesh ligji në princip jo tani?.

Fan Noli: ?Unë s?e kam pranuar në princip?.

Myfit Libohova: ?Këtyre fjalve u ka ikur koha monsinjor?.

Fan Noli: ?Nuk i ka shkuar posa është një vepër antikonstitucionale. Kjo është gjuha e diskutimit të deputetëve të kohës, të cilët janë thuajse të gjithë personalitete të historisë së Shqipërisë, për një ngjarje ordinere, e cila i ishte faturuar opozitës dhe që kishte shërbyer si shkas për një raprezalje politike ndaj saj. Sot, gati 100 vjet më pas, lufta politike ka mbetur thuajse e njëjtë, ajo që ka ndryshuar është vetëm gjuha dhe niveli intelektual i deputetëve dhe ministrave shqiptarë. Debatet sot gërr vërret?.

Këto diskutime janë pjesë e historisë gati një shekullore të parlamentarizmit shqiptar. Bisedat parlametare, ligje, vendime, rezoluta, marrëvëshje, e shumë dokumenta të tjera ruhen sot në arkivën e Kuvendit të Shqipërisë e cila u krijua në vitin 1991.

Diskutimet parlamentare ruhen me fanatizëm në Biblotekën e Kuvendit që u krijua që në vitin 1923. Gjatë viteve 1945-1991, misioni i Bibliotekës së Kuvendit ishte i kufizuar për vetë funksionet që kryente Kuvendi Popullor. Me fillimin e periudhës së tranzicionit u ridimensionua roli i Kuvendit dhe në këtë kuadër edhe roli i Bibliotekës së tij.