Balla: I habitur se si bashkëshortja e Presidentit heq çizmet Gucci për të goditur qeveritarët

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në studion e lajmeve në Ora News konfirmoi atë që qarkullonte në portale, ku kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka hequr këpucën duke qëlluar në drejtim të kryeministrit.

Balla: Jam habitur se si një grua, bashkëshortja e Presidentit të Republikës, zonja Kryemadhi hoqi çizmet Gucci dhe u turr për të goditur qeveritarët, kryetarin e Kuvendit apo kolegët deputetë. Jam habitur se si ju turr një deputete të PS-së për të mos e lënë të votojë.

Unë mund të habitem, shqiptarët e dinë fare mirë se ajo që i ka bërë bashkë Lulin dhe Monikën është përpjekja e radhës për të penguar reformën në drejtësi.

E thashë sot në komunikim me mediat, por në respekt të Ora News po e përsëris edhe këtu.

Kemi të bëjmë me një rast i cili është tërësisht i qartë. Ata që na këshilluan në draftimin e reformës në drejtësi dhe bënë të mundur miratimin me hir apo pa hir nga PD dhe LSI. Sa herë u përbetua Lulzimi se nuk do ta miratonte.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-i-habitur-se-si-bashkeshortja-e-presidentit-heq-cizmet-gucci-te-goditur-qeveritaret