Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, e cilësoi protestën e opozitës kundër zgjedhjes së kryeprokurores një përpjekje dëshpëruese për bllokimin e reformës në drejtësi por edhe ndaj faktorit ndërkombëtar. Sipas kreut të qeverisë çdo rrugë e baltës dhe e tymit do të thotë pikë të humbura për Shqipërinë në procesin e hapjes së negociatave me BE. Ndërsa nuk la pa shigjetuar edhe protestën e kaluar të opozitës dhe rolin e LSI-së në të.Kreu i qeverisë bëri një falënderim për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.
Protesta e opozitës është një shfaqje negative për integrimin e vendit në BE si dhe një sjellje dëshpëruese ndaj ndërkombëtarëve. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama protestën e opozitës kundër zgjedhjes së Kryeprokurores.
Rama: Dua ti kërkoj ndjesë sot gjithë shqiptarëve por edhe partnerëve për shfaqjen e shëmtuar për të bllokuar reformën në drejtësi. Shfaqjen e dha opozita, por faturën e kësaj shfaqje e merr e gjithë Shqipëria e cila është më afër se kurrë çeljes së negociatave për anëtarësim me BE dhe nuk i meriton as baltën, as tymin dhe as dëshpërimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi.
Sipas Ramës, opozita zgjodhi tymin dhe baltën një shfaqje që sipas tij do të thotë vetëm pikë të humbura për integrimin e Shqipërisë në BE.
Por marrja e vetëm 69 votave nga 74 mandate që ka PS për kryeministrin Rama nuk është shqetësim. Kreu i qeverisë nuk ka la pa shigjetuar edhe protestat e opozitës dhe ndikimin që LSI pati në të.
Rama: Ishin po këta që sot gjuanin me tymuese, shishe, këpucë, por vetëm se atëherë disa bërtisnin në çadër dhe disa hidhnin gurin me qetësi dhe fshihnin dorën me dashuri, derisa i humbën edhe qetësinë edhe dashurinë edhe tepsinë.
Rama rezervoi edhe një falenderim për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke treguar se qeveria e tij ndryshon nga ajo e djathta që ka sulmuar edhe prokuroren e zgjedhur vetë.
Rama: Prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla është i pari në 27 vjet që largohet nga detyra pa asnjë konflikt me shumicën qeverisëse. Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Solloaku, Ina Rama u zgjidhën të gjithë me miratimin e Sali Berishës dhe që të gjithë gjatë kohës së tyre në detyrë u masakruan publikisht. U shanë, fyen nga po Sali Berisha dhe partia e tij sepse u munduan të bëjnë detyrën duke respektuar kushtetutën e ligjin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tensionet-nekuvend-rama-perpjekje-e-deshperuar-bllokimin-e-reformes-ne-drejtesi