Report TV - Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për dosjen 'Habilaj'

2018-05-10 0

Prokuroria e Catanias ka mbyllur hetimet për sa i përket dosjes ?Habilaj?, ndërkohë që sipas medieve italiane, emri i ish- ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri nuk është mes emrave të personave në hetim.
Meridionews.it raporton se lista e autorëve të dyshuar në dokumentin përfundimtar te hetimeve të Prokurorisë së Katanias përbëhet nga 15 persona, ku më i njohuri në atë listë është Moisi Habilaj. Sipas të njëjtës media, Habilaj është më i njohuri jo vetëm për shkak të akuzës si kreu i organizatës, por edhe për shkak se ai është kushëriri i ish- ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.

Meridionews.it, raporton se të vetmit shqiptarë që janë pjesë e hetimeve përfundimtare, përveç Moisi Habilajt janë edhe Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, ku Sulaj ndodhet në burgun e Piazza Lanza, ndërsa Minaj do të presë evoluimin e çështjes gjyqësore.