Report TV - VIDEO/ Si u qëllua me shkop polici mes turmës

2018-05-10 0

Protesta e opozitës para Kuvendit është shoqëruar me momente të tmerrshme, teksa një turmë e madhe militantësh dhe simpatizantësh të PD dhe LSI vërshuan drejt kordonit të policisë, duke e çarë atë dy herë.

Report Tv ka siguruar një video nga turma e njerëzve, ku shihet momenti i tmerrshëm i goditjes së efektivit të ?Shqiponjave?. Siç shihet qartë në video, efektivi i policisë është goditur me forcë nga një protestues me një shkop pas qafe.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në Spitalin Ushtarak ishte dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku pa nga afër gjendjen e efektivit të ?Shqiponjave?.