Report TV - Vlorë, momenti i frikshëm kur bomola shpërthen në apartament

2018-05-09 0

Vlorë-Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë për shkak të një bombule gazi.

Zjarri ka rënë rreth orës 10 të kësaj të hëne në një pallat 6 katësh në Lagjen, Kushtrimi të Vlorës. Shkak për rënien e zjarrit ka qenë një bombël gazi e cila fillimisht ka marrë dhe më pas ka shpërthyer.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarri të cilët nuk kanë lejuar të përhapet në banesat e tjera.