Report TV - Berisha: Do asgjësojmë mandatet! Kryemadhi: Mandatet ti djegin trafikantët, jo ne

2018-05-09 0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për asgjësim të mandateve, pas zgjedhje së Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku.
"Sqaroj cdo shqiptar se sot në Parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit më kërkoi të flisja pas Rama urdhëroi mercenarë shefin e rojeve të gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila s?ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentit. Pra, pasi kryetari jep fjalën një fundërrinë pa asnjë moralitet njerëzor, pa asnjë parim urdhëron rojet dhe më dalin përpara.