Tensione në Kuvend. Sali Berisha dhe Flamur Noka përplasen me punonjësit e Gardës në foltore çka bëri që drejtuesi i seancës Gramoz Ruçi të ndërpresë seancën. Berisha tentoi të marrë fjalën pasi foli për procedurë Lulzim Basha i cili kërkoi që maxhoranca të tërhiqej nga nisma, ndërsa Taulant Balla foli gjithashtu për procedurë por për një nismë të Shoqërisë Civile për fëmijët e sëmurë me leuçemi. Në këtë moment Berisha kërkoi fjalën por nuk iu dha nga Ruçi çka solli përplasjen e ish-kryeministrit dhe deputetit Noka me Gardën. Pas tyre në foltore mbërritën edhe deputetë të tjerë të PD si Gent Strazimiri, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu duke krijuar momente tensioni në sallën e Kuvendit. (b.h/Shqiptarja.com )