Ora News - Kokëdhima: ZGJIDHJA, jo pjesë e protestës së opozitës, ujditë PS-PD janë mafioze

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia ZGJIDHJA e drejtuar nga Koço Kokëdhima nuk do ti bashkohet protestës së opozitës ditës së nesërme. Në një intervistë në studion e lajmeve të Ora News, Kokëdhima tha se lidershipët e partive të vjetra janë bashkëfajtore për gjithçka ka ndodhur në vend.

Kokëdhima: Ne respektojmë çdo protestë paqësore dhe demokratike nga kushdo që vjen, por ZGJIDHJA nuk bashkohet me këtë protestë, sepse ne i konsiderojmë bashkëfajtore PD -PS, lidershipin e tyre dhe partitë e vjetra që kanë qeverisur në Shqipëri për shkatërrimin jo vetë të drejtësisë por të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar. Prokurori i Përgjithshëm vendoset nga PS dhe Edi Rama, vendoset nga marrëveshja e të dyjave apo më shumë se kaq, përsëri nuk do jetë prokuror as i shtetit dhe as i popullit por do jetë siç ka qenë gjithë këto vite. Këto formacione politike e kanë uzurpuar drejtësinë dhe e kanë vënë drejtësinë në shërbim të tyre dhe jo të qytetarëve. Ujditë dhe luftrat mes PD dhe PS apo mes partive të vjetra janë të natyrës mafioze, janë ujdi apo beteja që janë bërë në kurriz të popullit. Merren vesh ku ia do interesi dhe luftojnë përsëri kur ja do interesi. Ajo nuk është një luftë për drejtësinë, por është luftë për dominimin e drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kokedhima-zgjidhja-jo-pjese-e-protestes-se-opozites-ujdite-ps-pd-jane-mafioze