Report TV - Atentat në Shkodër, vritet me pistoletë Angjelin Shkambi

2018-05-09 1

SHKODER - Thyen masën e sigurisë në arrest shtëpie për kanabis, dhënë nga Gjykata e Apelit, ekzekutohet në atentat 32-vjeçari nga Shkodra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Golem të Shkodrës ku mëngjesin e kësaj të diele është vrarë Angjelin Shkambi, 32-vjeç. Ai është qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip "Mercedes Benz" me targa AA 275 BF, teksa po dilte nga varrezat e fshatit. Ngjarja pranë një zone banimi, ndërsa siç duket në foto aty ndodhet edhe një dyqan lulesh, por askush nuk ka dëgjuar të shtëna. Mendohet se vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ose autori ka përdorur silenciator.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja pistolete, dy brenda në automjet dhe një jashtë, çka shton dyshimet se viktima dhe autori mund të kenë qenë bashkë në makinë. Siç ka mësuar Shqiptarja.com, e shkuara e errët e Angjelin Shkambit, pasi është arrestuar për kultivim kanabisi disa muaj më parë, mendohet të jetë motivi i atentatit mafioz ndaj tij këtë të diel në periferi të Shkodrës.