Ora News- Basha pas takimit me aleatët: Protesta brenda dhe jashtë parlamentit

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në selinë e Partisë Demokratike për rreth një orë, aleatët e selisë blu kanë diskutuar mbi organizimin e protestës që do të zhvillohet para sallës së seancës parlamentare. Në përfundim të takimit, kreu i opozitës Lulzim Basha nënvizoi se opozita është e bashkuar në këtë reagim, teksa shton se kryeministri Edi Rama po kërkon të vendosë një prokuror politik me qëllim që të mbyllë dosjet. Por për këtë Basha ka bërë dhe një paralajmërim.

"Nëse tenton të çoj deri në fund puçin kostoja e përballjes do të jetë e madhe për stabilitetin në vend"

Po ashtu Basha thekson se Rama po kërkon të asgjësojë Reformën në Drejtësi, veprim të cilin sipas tij shqiptarët nuk do ta pranojnë.

Edhe një herë Basha u bëri ftesë shqiptarëve.

Në takimin në selinë e PD kanë marrë pjesë Fatmir Mediu i republikanëve, dash Shehi i LZHK, Nard Ndoka i PDK, dy kryetarët e Ballit Artur Roshi dhe Adriatik Alimadhi, kryetarja e aleancës kuq e zi etj. Ndërsa ka munguar kreyetari i PAA Agron Duka dhe i PBDNJ Vangjel Dule.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/basha-therret-aleatet-protesten-kunder-zgjedhjes-se-kryeprokurorit