http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dëbora ka mbuluar zonat e thella malore ne juglindjen e vendit mëngjesin e se dielës. Ne dy fshatrat turistike Dardhe dhe Voskopoje trashësia ka arritur deri ne 20 centimetra. Kjo situate ka sjelle edhe probleme për ata drejtues mjetesh qe nuk kane pasur zinxhirë. Disa mjete janë bllokuar ne ane te rrugës duke penguar edhe punën e borëpastrueses ne aksin Boboshticë-Dardhë.
Dardha dhe Voskopoja kane pasur vizitore te shumte te cilët kane kaluar fundjavën ne fshatrat turistike. Ulja e temperaturave ka zëvendësuar menjëherë reshjet e shiut me te bores duke bere qe vizitoret te gjenden te papërgatitur. Policia apelon qe drejtuesit e mjeteve te cilët zgjedhin zonat malore ne juglindje te jene te pajisur me zinxhirë.